Zbulohet arsyeja çfarë po detyron Chelsean ta shesë Hazardin drejt Real Madridit

Zbulohet arsyeja çfarë po detyron Chelsean ta shesë Hazardin drejt Real Madridit

09:49, 21/05/2019

Chelsea do të lejojë Eden Hazard të bashkohet me Real Madridin në një përpjekje për të balancuar shifrat financiare.

Sipas asaj që raporton tabloidi britanik, “Daily Mail” Chelsea po mendon t’i shpëtojë pezullimit të mundshëm në merkato për shkak të “Fair Play Financiar”, shkruan SYRI.net.

Pas finales në Europa League, sulmuesi anësor belg pritet që t’i japë fund qëndrimit 7-vjeçar në “Stamford Bridge”.

Vlen të theksojmë që Chelsea nuk hyn në bisedime nëse Reali nuk paguan minimumi 100 milionë euro për të marrë shërbimet e 28-vjeçarit.

Kujtojmë që Hazard ka një kontratë me Chelsean deri në vitin 2020.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco