Kosovari i Partizanit thirret nga Reja në Kombëtare

Kosovari i Partizanit thirret nga Reja në Kombëtare

23:12, 20/05/2019

Trajneri i ri i Kombëtares, Edi Reja, duket se ka kthyer më shumë sytë nga lojtarët e kampionatit vendas, dhe në veçanti nga elementët e ekipit kampion, Partizanit.

Pasi u konfirmuan ftesat për Bruno Telushin dhe Lorenc Trashin, për grumbullimin fillestar që do të nisë nga nesër në Durrës, një tjetër talent i “demave” është thirrur.

Bëhet fjalë për Esat Malën, i cili më herët ka qenë pjesë edhe te Shpresat e Alban Bushit.

Sipas Panoramës, ftesa ka mbërritur për 20-vjeçarin e të kuqve, dhe pas paraqitjeve të mira në Superiore, tani do t’i jepet një shans edhe në ekipin e parë përfaqësues.

Mala është nga Kosova dhe është rritur në futbollin kosovar, konkretisht te Shkolla e Futbollit Arsenal, që drejtohet nga Huar Morina e Hetem Sogojeva, para se t’i bashkohej Partizanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco