FSHF ndryshon datën e ndeshjeve të fundit të Superligës

FSHF ndryshon datën e ndeshjeve të fundit të Superligës

22:59, 20/05/2019

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur në orët e vona të ditës së sotme edhe axhendën që do të ketë java e parafundit e Kategorisë Superiore.

E parashikuar të luhej e gjitha ditën e shtunë, më 25 maj, të katërta ndeshjet janë shtyrë për një ditë më vonë, pra të dielën e 26 majit, po në orën 16:30.

Ndërkohë, java e fundit, që ishte parashikuar të luhej të mërkurën e 29 majit, edhe ajo do të shtyhet me 24 orë, për t’u luajtur më 30 maj.

JAVA 35 – E dielë, 26 maj, 16:30

Laçi-Tirana

Partizani-Kukësi

Kastrioti-Teuta

Skënderbeu-Luftëtari

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco