Shkëndija e Tetovës do Sabian Lilajn për aventurën në Champions League

Shkëndija e Tetovës do Sabian Lilajn për aventurën në Champions League

22:20, 20/05/2019

Ecuria mjaft e mirë e Shkëndijës së Tetovës ka rritur oreksin e drejtuesve të klubit, të cilët që tani po mendojnë për përforcimet për ekipin në rrugën europiane.

Siç raporton “Procesi Sportiv”, kampionët e Maqedonisë së Veriut janë në tratativa me ish-mesfushorin e Skënderbeut, Sabien Lilajn, i cili aktualisht luan te Gabala në Azerbajxhan.

30-vjeçari pritet të kalojë te Shkëndija për të luajtur në Champions League, dhe më pas do shihet nëse do qëndrojë te tetovarët, apo jo.

Aktualisht, pjesë e kuqezinjve është edhe Gledi Mici, një tjetër ish-lojtar i Skënderbeut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco