PSG konfirmon të ardhmen e Kylian Mbappe

PSG konfirmon të ardhmen e Kylian Mbappe

20:43, 20/05/2019

Kylian Mbappe do të vazhdojë të jetë pjesë e PSG-së edhe në edicionin e ardhshëm dhe kjo u bë e qartë nëpërmjet një postimi në “Twitter” të bërë nga kampionët e Francës.

“Lidhje shumë të forta bashkojnë PSG-në dhe Kylian Mbappe prej dy vitesh dhe historia e përbashkët do të vazhdojë edhe në sezonin e ardhshëm. Kjo me ambicien që bashkërisht të shkruajmë historinë e futbollit europian në sezonin e ardhshëm, atë të 50-vjetorit të PSG-së, një moment i shumëpritur për të shkruar së bashku një faqe të madhe të historisë së klubit tonë, në të cilën çdo aktor kryesor duhet të japë gjithçka prej tij duke punuar si gjithmonë për kolektivin”, ishte mesazhi i PSG-së për sulmuesin francez.

Pra, klubi parisien e thotë qartë që nuk do të lejojë Mbappenë të largohet nga kryeqyteti francez.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco