Klubi i Serie A i bën ofertë tunduese Manchesterit për Lukakun

Klubi i Serie A i bën ofertë tunduese Manchesterit për Lukakun

20:17, 20/05/2019

Interi është gati të prezantojë ofertën zyrtare për të marrë Romelu Lukakun nga Manchester United, ndërsa sipas mediave italiane, ndërmjetësimin do të bëjë menaxheri i belgut, Federico Pastorello.

Ky i fundit pritet të takohet me drejtorin e anglezëve, Ed Wooduard, për t’i ofruar rreth 20-30 milionë euro, plus kartonin e sulmuesit anësor kroat, Ivan Perisic, i cili ndiqet prej dy sezonesh nga “djajtë e kuq”.

Vlera e kartonit të Lukakut shkon në rreth 60 milionë euro, ndërsa Perisic vlerësohet rreth 30-40 milionë euro.

Në ditët në vijim, pritet të ketë negociata në nivele më të larta mes drejtuesve të klubeve, ndërsa marrëveshja parashikohet të mbyllet brenda fillimit të qershorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco