Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Mediat italiane aludojnë me deklaratën e Lippit: Trajneri i ri i Juves vjen nga Londra

Mediat italiane aludojnë me deklaratën e Lippit: Trajneri i ri i Juves vjen nga Londra

19:35, 20/05/2019

Ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë kampione Bote në vitin 2006, Marcelo Lippi, pati një takim sot me Massimiliano Allegrin, ndërsa në dalje foli për mediat edhe për vendimin e drejtuesve për të mbyllur bashkëpunimin me këtë të fundit.

“Është mbyllur një cikël, për arsye që nuk i di ende. Drejtuesit vendosën kështu dhe nuk ka asgjë për të fantazuar. Emri i trajnerit të ri nuk ka dalë ende në skenë, por të mos harrojmë që ka ende kompeticione pa përfunduar”, tha Lippi.

Kaq mjaftoi që mediat italiane të aludojnë se trajneri i ardhshëm i Juventusit do të jetë njëri mes Maurizio Pochettinos dhe Maurizio Sarrit, trajnerë që aktualisht punojnë në Londër, njëri në stolin e Tottenhamit dhe i dytë në stolin e Chelseat.

Të dy këto skuadra kanë për të diskutuar finale europiane, Tottenham në Champions përballë Liverpoolit dhe Chelsea në Europa League përballë Arsenalit, ndërsa më pas njëri prej tyre pritet të marrë drejtimin e bardhezinjve.

Pochettino ka paralajmëruar se pas finales së Championsit, do të largohet nga Tottenhami, pasi ka ardhur koha që të kërkojë motivime të reja, ndërsa Sarri nuk është se gëzon marrëdhënie të mira me drejtuesit e Chelseat dhe mund të shkarkohet pas finales së Europa Leagues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco