Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Të zemëruar me Spallettin, tifozët i kërkojnë largimin nga Interi

Të zemëruar me Spallettin, tifozët i kërkojnë largimin nga Interi

18:57, 20/05/2019

Zemërim, zhgënjim dhe dëshpërim. Dita pas disfatës së rëndë në Napoli, i ka gjetur tifozët e Interit në një “sulm” social.

Të gjithë janë në bankën e të akuzuarve, nga drejtuesit tek lojtarët, por mbi të gjithë, tifozët po kërkojnë edhe “kokën” e trajnerit Luciano Spalletti, të cilin e konsiderojnë si faktorin kryesor për këtë disfatë.

Disa kërkojnë edhe shkarkimin e tij të menjëhershëm, teksa në rrjetet sociale ka nisur të përhapet me shpejtësi edhe “hashtag”-u #SpalletiOut(Spaleti jashtë). 

“Ne kërkojmë kualifikimin në Champions, dhe marrim në fushë një Inter pa dëshirë, pa një copë krenarie dhe pa identitet”, ishte reagimi i tifozëve në “Twitter”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco