Gara për ‘Këpucën e Artë’/ Mbappe tregon çfarë bëri mbrëmë kur Messi shënoi 2 gola

Gara për ‘Këpucën e Artë’/ Mbappe tregon çfarë bëri mbrëmë kur Messi shënoi 2 gola

17:05, 20/05/2019

Pas dopjetës që shënoi dje kundër Eibarit në barazimin 2-2, Lionel Messi ka shkuar në kuotën e 36 golave në La Liga dhe është pranë fitimit të “Këpucës së Artë” për herë të gjashtë në histori.

Rivali më i afërt i Messit është sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe.

Francezi ka thënë se ëndërron që ta fitojë këtë çmim, por do ta ketë të vështirë, sepse ka vetëm një ndeshje në dispozicion, ndërsa është 4 gola prapa yllit të Barcelonës.

“E vërteta është që e ëndërroj këtë çmim. E pashë ndeshjen ku Messi shënoi dy gola dhe pas saj, ika menjëherë në shtrat”, tha Mbappe.

Messi ka realizuar 36 gola në kampionatin spanjoll, i cili tashmë ka përfunduar, ndërsa Mbappe ka dhe një ndeshje për të luajtur, teksa ka realizuar 32 herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment