Edi Reja vlerëson Superligën, fton në Kombëtare dy kampionët e rinj

Edi Reja vlerëson Superligën, fton në Kombëtare dy kampionët e rinj

16:32, 20/05/2019

Më në fund erdhi ftesa nga Kombëtarja për Bruno Telushin, mesfushorin e Partizanit.

Telushi grumbullohet për herë të parë me Kombëtaren e madhe.

Pas Lorenc Trashit, tashmë janë dy lojtarët e të kuqve, që kanë marrë ftesë nga trajneri Edi Reja (portieri Alban Hoxha është portieri i tretë i kuqezinjve).

“Supersport” raporton se trajneri italian ka çuar ftesën pranë klubit të kuq për Trashin dhe Telushin.

Dy kampionët e rinj të Shqipërisë do të grumbullohet për sfidat ndaj Islandës dhe Moldavisë në qershor.

Edi Reja ende nuk e ka shpallur listën zyrtare për ndeshjet e radhës, por emrat e të grumbulluarve po dalin një e nga një.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco