E pabesueshme ç’po ndodh! Ronaldo i propozon Juventusit emrin e trajnerit të ri

E pabesueshme ç’po ndodh! Ronaldo i propozon Juventusit emrin e trajnerit të ri

15:26, 20/05/2019

Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Juventusit ta emërojë Jose Mourinhon në postin e trajnerit, pas largimit të Massimiliano Allegrit ditë më parë.

Superylli portugez  ka punuar me bashkatdhetarin Mourinho në Real Madrid dhe duket se përsëri dëshiron të stërvitë nën urdhrat e tij.

Gazetta dello Sport shpjegon se Mourinho i ka dy persona që e mbështesin për ta marrë rolin e trajnerit të Juventusit, Ronaldon dhe Jorge Mendesin.

Edhe pse gjërat nuk kishin shkuar mirë mes dyshes portugeze në Santiago Bernabeu, gjithçka është harruar dhe mbetet në të kaluarën.

Mourinho, i cili e fitoi tripletën historike me rivalin e Juves, Interin në vitin 2010, nuk pëlqehet në Torino për këtë dhe për një arsye tjetër të freskët.

Mourinho ishte tallur me tifozët e kampionit italian pas fitores së Manchester Unitedit ndaj Juventusit në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, duke e prekur veshin me dorë në fushë.

Ndërkohë, favorit për këtë post mbetet Simone Inzaghi i Lazios, derisa Maurizio Sarri dhe Sinisa Mihajlovic janë përfolur si kandidatë të mundshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco