‘Ai nuk është përdhunues, femrat bien në gjunj para tij …’, flet ish e dashura e Kristianos

‘Ai nuk është përdhunues, femrat bien në gjunj para tij …’, flet ish e dashura e Kristianos

14:19, 20/05/2019

Ish e dashura e Cristiano Ronaldos, Raffaela Fico nuk beson se ylli portugez është i aftë për të përdhunuar një femër.

Fico ishte e ftuar në programin ‘’Histori Italiane’’, ku zbuloi gjithçka edhe për marrëdhënien që ka pasur me Cristianon.

‘’S’mund ta bëjë këtë një djalë që të gjithë femrat i ulen në gjunjë’’, tha fillimisht ajo kur u pyet për akuzat e Ronaldos për përdhunim.

“Akuzat për përdhunim ndaj tij? Nëse do të ishin të vërteta, do të ishte diçka shumë e keqe. E kam të vështirë ta besoj që një djalë si ai, të cilit të gjitha femrat i ulen në gjunjë, mund të abuzojë”.

”Me mua ka qenë perfekt, në shtrat nuk ka qenë asnjëherë i dhunshëm dhe shumë i sjellshëm…”, ka deklaruar Raffaella Fico.

Kathryn Mayorga ka akuzuar Ronaldon se e ka përdhunuar në “Palms Hotel and Casino” në Las Vegas, në orët e para të 13 qershorit 2009, akuza të cilat janë hedhur poshtë nga 34-vjeçari. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco