Në Krujë e thonë shkoqur: Presim që Laçi të na bëjë nder kundër Tiranës

Në Krujë e thonë shkoqur: Presim që Laçi të na bëjë nder kundër Tiranës

11:28, 20/05/2019

Barazimi ndaj Tiranës në kryeqytet është cilësuar pozitiv në kampin krutan, pasi dy javë nga fundi i kampionatit, shpresat për të qëndruar në Superiore janë të mëdha. Duke parë edhe kalendarin, në Krujë besojnë se rivali i tyre direkt, Tirana, do të ndalet këtë javë në Laç.

Madje këtë bindje ka edhe një prej zbulimeve të këtij sezoni te krutanët, Julian Shehu. Mesfushori i talentuar foli pas ndeshjes në “Selman Stërmasi’, duke theksuar se ekipi i tij mund të fitonte ndaj bardhebluve, shkruan Panorama..

“Ishte një ndeshje e vështirë, sepse të dyja ekipet donin që të mos dilnin pa pikë, sidomos ne. Kishim gjithë javën që e përgatisnim sfidën, për ta hequr presionin dhe për të dhënë më të mirën në fushë. Besoj se barazimi nuk ishte rezultat i keq për ne, por kishim edhe raste për të shënuar gola. Fatkeqësisht nuk arritëm të shënonim. Besoj se ky barazim do të na ndihmojë shumë, pasi shpresojmë që Laçi të fitojë javën e ardhshme ndaj Tiranës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco