E veçanta/ Skuadra e një universiteti kualifikohet për në Europa Ligë

E veçanta/ Skuadra e një universiteti kualifikohet për në Europa Ligë

09:48, 20/05/2019

Skuadra e një Universiteti në Uells, Cardiff Met FC është kualifikuar në mënyrë sensacionale në raundin e parë të kualifikimeve në sezonin e ardhshëm të Europa Ligës.

Skuadra e nga jugu i Uellsit, që përbëhet kryesisht nga studentët që ndjekin doktoraturën dhe masterin në lëndë të ndryshme të tilla si psikologjia sportive, stërvitja sportive, analiza e performancës dhe më shumë, ishim shumë afër të siguronin një vend ‘play-off’ në Europa Ligë edhe në vitin 2017.

Me këtë rast ata përfunduan në vendin e gjashtë në Premier Ligën e Uellsit, por bënë maksimumin e sistemit të ‘play-off’ para humbjes 1-0 nga Bangor City.

Këtë sezon, Cardiff Met bën befasinë dhe arritën të kapnin qëllimin e tyre.

Universiteti mposhti në finalen e ‘play-off’ Bala Town në një dramë të vërtetë, kur portieri Ëill Fuller arriti të priste tre penallti.

Cardiff Met do debutojë në Evropë në muajin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco