Nadal 'mbret i fushës me rërë', mposht rëndë Djokoviç

Nadal 'mbret i fushës me rërë', mposht rëndë Djokoviç

07:11, 20/05/2019

Është një nga pikat e tij të forta fusha më rërë dhe e shfrytëzoi në maksimum. Rafael Nadal spektakël në finalen e ATP Roma.

Tenisti spanjoll e ka mposhtur në finale rivalin e tij Novak Djokovic, pas tre seteve.

Nadal u pa që në fillim që ishte i gatshëm për lojë dhe e konfirmoi se është ‘mbret i fushës me rërë’.

Numri 2 në botë triumfoi në setin e parë 6-0, ndërsa në setin e dytë tenisti serb baraspeshoi gjithçka duke fituar 6-4.

Seti final i takoi në tërësi Nadalit, që fitoi bindshëm 6-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco