Zidane akuza të rënda ndaj Bale, shikoni çfarë thotë

Zidane akuza të rënda ndaj Bale, shikoni çfarë thotë

06:57, 20/05/2019

Real Madrid e mbylli sezonin në mënyrën më të keqe të mundhsme. Madrilenët humbën në shtëpi me rezultatin 0-2 ndaj Real Batis.

Los Blancos përveç problemeve në rezultate, problemet i kanë depërtuar edhe te lojtarët – sidomos me rikthimin e Zidane.

Me shumë mundësi, sot ishte ndeshja e fundit e Gareth Bale në ‘Santiago Bernabeu’, pavarësisht se nuk luajti fare dhe për më tepër nuk u ftua të bënte as nxemjet normale.

Trajneri Zinedine Zidane pas ndeshjes është kritikuar pse nuk e futi në lojë uellsianin, së paku si një lamtumirë për tifozët e Realit.

Francezi është shprehur tejet i ashpër pas ndeshjes, duke goditur keq ish-yllin e Tottenham: ‘’Nëse mendoj se një lojtar nuk i përshtatet skuadrës, më duhet të bëjë më të mirë për skuadrën’’.

‘’Nëse do kisha katër zëvendësime sot, nuk do ta fusja atë [Bale] në lojë’’, përfundoi ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco