VIDEO/ Vedat Muriqi godet penalltinë deçizive, shihni ku e dërgon topin sulmuesi

VIDEO/ Vedat Muriqi godet penalltinë deçizive, shihni ku e dërgon topin sulmuesi

23:13, 19/05/2019

Vedat Muriqi ka shënuar sërish gol në Turqi, në barazimin që Rizespor mori në transfertë me Alanyaspor.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Bahcesehir Okullari Stadium”, Rizespor mori një barazim të artë 1-1 ndaj Alanyasporit.

Golin e vetëm në këtë ndeshje për Rizesporin e shënoi sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Futbollisti nga Prizreni shënoi nga pika e bardhë në minutën e 65-të për rezultatin 1-1.

Me këtë gol, Muriqi numëron plot 16 realizime në elitën e futbollit turk këtë edicion.

Shtatlarti 24-vjeçar mund të transferohet te gjiganti turk, Fenerbahce.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco