VIDEO/ Atalanta me llogari ndaj Juventusit, merr pikën që i duhej

VIDEO/ Atalanta me llogari ndaj Juventusit, merr pikën që i duhej

22:31, 19/05/2019

Në “Allianz Stadium”, Atalanta doli me një pikë falë barazimit 1-1 ndaj Juventusit, në mbrëmjen e festës së titullit kampion për bardhezinjtë, por edhe lamtumirës së Barzaglit dhe Allegrit.

Josip Ilicic shënoi për bergamaskët në pjesën e parë, ndërsa Juventusi baraspeshoi shifrat me anë të Mario Mandzukic, 10 minuta para fundit të sfidës, rezultat ky që mbeti i pandryshuar deri në fund, por vlen të theksohet se në minutat shtesë Bernardeschi u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë barazim, Atalanta ngjitet në vendin e tretë dhe është “zot” i fatit të saj, pasi do t’i duhet të fitojë në ndeshjen e fundit në shtëpi, përballë Sassuolos, për të siguruar pjesëmarrjen në Champions.

Ky barazim ishte një rezultat që shkaktoi trishtim edhe në shtëpinë e Milanit, pasi kuqezinjtë tashmë nuk kanë asgjë në dorën e tyre dhe në javën e fundit, përveç fitores me Spalin, duhet të luten edhe që Interi ose Atalanta të gabojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco