VIDEO/ Napoli shkatërron Interin, i prish punë për Championsin

VIDEO/ Napoli shkatërron Interin, i prish punë për Championsin

22:28, 19/05/2019

Napoli mposht me rezultatin e thellë 4-1 Interin në “San Paolo”, në ndeshjen e javës së parafundit të Serie A.

Vendasit e nisën vrullshëm, duke shënuar në minutën e 16-të me anë të Piotr Zielinsksi dhe me avantazhin 1-0 e mbyll pjesën e parë.

Në 45 minutat e pjesës së dytë, skuadrat dhuruan spektakël dhe shënuar katër gola, tri vendasit, një miqtë.

Për 2-0 ishte sulmuesi, Dries Mertens, ai që realizoi në minutën e 60-të, kurse Fabian Ruiz në minutat 71’ dhe 78’ i çoi shifrat në 4-0.

Icardi me penallti shënon sa për të vulosur rezultatin 4-1.

Pas kësaj humbjeje, Interi rrezikon seriozisht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Zikaltrit ndodhen në vend të katërt me 66 pikë dhe u duhet patjetër fitorja në ndeshjen e fundit me Empolin për të siguruar Ligën e Kampionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco