Stambolli në festë, Galatasaray shpallet kampion i Turqisë

Stambolli në festë, Galatasaray shpallet kampion i Turqisë

20:24, 19/05/2019

Galatasaray është shpallur kampione në Turqi, pas fitores 2-1 që ka marrë ndaj Basaksehirit me përmbysje në derbin e Stambollit.

Skuadra e drejtuar nga Fatih Terim ka ndryshuar çdo gjë në pjesën e dytë, ku me dy gola të Feguli dhe Onjekuru, i është përgjigjur golit të miqve nga Bajc.

Tashmë në Turqi ka mbetur vetëm një javë dhe diferenca mes skuadrave është tre pikë, por ndeshjet direkte janë pro Galatasarayt.

Ishte një ndeshje shumë e luftuar, e cila është mbyllur pas thuajse 100 minutash dhe në fund në Stamboll ka shpërthyer festa e kampionëve të rinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco