VIDEO/ Piatek-Suso mbajnë Milanin me shpresa për në Champions

VIDEO/ Piatek-Suso mbajnë Milanin me shpresa për në Champions

20:04, 19/05/2019

Milani arriti të mposhtë Frosinonen me rezultatin 2-0 dhe të ngjitet përkohësisht në vendin e katërt të renditjes, ndërsa tashmë do të mbetet gjithë sy e veshë nga Torino, me shpresën që Atalanta do të dalë “duarbosh” ndaj Juventusit.

Kuqezinjtë e Gattusos vuajtën jo pak ndaj një kundërshtari që e ka siguruar rënien në Serinë B dhe luan më shumë për prestigj, ndërsa pas një pjese të parë pa gola, 45-minutëshi i dytë nisi me një penallti për Frosinonen.

Nga pika e bardhë shkoi Ciano, por goditja e tij u grushtua bukur nga Donnarumma, i cili mbajti gjallë shpresat e Milanit, ndërsa rezultati u zhbllokua vetëm në minutën e 58-të, kur Piatek shtyu në rrjetë një krosim të saktë të Borinit.

Vetëm 9 minuta më vonë ishte spanjolli Suso, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke e çuar në trekëndëshin e portës së Bardit, për ta ndalur në rrjetë dhe për t’u dhënë qetësinë shokëve të tij të skuadrës.

Vërshëllima e trefishtë e arbitrit kryesor la në fuqi rezultatin 2-0 për Milanin, që shkon kështu në vendin e katërt me 65 pikë, aq sa ka edhe Atalanta e vendit të pestë, ndërsa shpresat për kualifikimin në Champions mbeten ende të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco