Serie A/ Parma siguron mbijetesën, Empoli drejt shpëtimit, rrezikon Fiorentina

Serie A/ Parma siguron mbijetesën, Empoli drejt shpëtimit, rrezikon Fiorentina

17:54, 19/05/2019

Kur ka mbetur dhe një javë nga fundi nga fundi e kampionatit, Empoli e sheh vetën një hap larg mbijetesës, e gjithë kjo pas suksesit që arritën ndaj Torinos në shifra 4-1.

Tre pikë shumë të rëndësishme për klubin toskan, teksa për ta kjo ishte dhe fitorja e tretë radhazi.

Pjesa e parë pa deri diku Torinon më kërkuese, por gjithsesi pavarësisht këtij fakti, goli erdhi nga vendasit.

Në minutën e 27-të Aquah kalon të tijtë në avantazh. Përpjekjet e miqve për të rikthyer ekuilibrat nuk rezultuan efikase.

Pjesa e dytë, nisi jo mirë për vendasit me Falque që shënoi për Torinon dhe barazoi shifrat.

Sidoqoftë, nuk u step aspak Empoli, pasi mundi të gjente forcat për të kaluar sërish në avantazh.

Brigi në minutën e 65-të i dha epërsinë toskanëve, ndërsa për të vendosur qetësinë u kujdes Di Lorenzo, që shënoi golin e tretë për vendasit dhe Caputo që vulosi suksesin.

Kjo ishte dhe humbja e parë për Torinon pas 5 javësh, disfatë që ia komplikon edhe zonën europiane, ndërsa Empoli takimin e fundit do ta ketë ndaj Interit, aty ku do të varet edhe fati i kësaj skuadre.

Në takimin tjetër Parma mposhti Fiorentinën me rezultatin 1-0, falë autogolit të Gerson në minutën e 80-të.

Suksesi i parë për Parmën pas 5 javësh, çka bën që ta sigurojë mbijetesën në Serie A.

Kjo ishte humbja e 5-të radhazi për Fiorentinën, e cila tashmë rrezikon të zbresë një kategori më poshtë, teksa në javën e fundit do të luajë sfidën jetike me Genoan.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco