VIDEO/ Messi i kundërpërgjigjet Mbappesë, shkëputet në garën për ‘Këpucën e Artë’

VIDEO/ Messi i kundërpërgjigjet Mbappesë, shkëputet në garën për ‘Këpucën e Artë’

17:27, 19/05/2019

Barcelona është duke luajtur në këto momente në transfertë ndaj Eibarit, në ndeshjen e fundit të kampionatit spanjoll.

Momentalisht sfida është në rezultatin 2-2.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën 20-të, por Messi me dy gola në dy minuta ka përmbysur gjithçka.

I pari erdhi në të 31-tën, ndërsa i dyti një minutë më vonë. Ndërkaq në fundin e pjesës së parë, miqtë kanë barazuar shifrat.

Messi tani ka shkuar në kuotën e 36 golave, duke lënë Kylian Mbappenë prapa me 32 në garën për “Këpucën e Artë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco