Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Shqiptarët e Baselit fitojnë Kupën e Zvicrës

Shqiptarët e Baselit fitojnë Kupën e Zvicrës

16:29, 19/05/2019

Tre futbollistët shqiptarë, Edon Zhegrova, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti, kanë fituar Kupën e Zvicrës me Baselin, i cili triumfoi 2-1 në finale kundër Thun.

Golat nga sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Albian Ajeti, dhe nga Fabian Frei, i mjaftuan Baselit për të mundur Thunin në “Stade de Suisse” të Bernës.

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Edon Zhegrova, ishte në pankinë në këtë takim final, po e fiton trofeun e tij të parë në karrierë me vetëm një minutë lojë të zhvilluar në total.

22-vjeçari është i huazuar te Baseli nga Genku dhe ka vetëm një paraqitje një minutëshe në këtë kompeticion, në gjysmëfinale ndaj Zurich.

Ndërkohë, sulmuesi i Zvicrës, Ajeti, bëri paraqitje të mirë dhe dha kontribut të madh, duke e shënuar golin e parë të Baselit në minutën e 23-të.

Mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka, po ashtu luajti 90 minuta titullar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco