Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO/ Lamtumirë mes lotësh e kapitenit të klubit italian

VIDEO/ Lamtumirë mes lotësh e kapitenit të klubit italian

16:13, 19/05/2019

Ndeshja mes Chievos dhe Sampdorias në Serie A përfundoi në shifrat e bardha 0-0, por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ishte lamtumira e sulmuesit të veronezëve, Sergio Pelisier.

Kapiteni 40-vjeçar, që e kishte lajmëruar më parë lamtumirën nga futbolli, mori ditën e sotme përshëndetjet dhe duartrokitjet nga stadiumi “Bentegodi” i Veronës, ku luante që prej vitit 2000.

Për Pelisier pati ovacione në minutën e 72-të, ku edhe u zëvendësua dhe për të u rreshtuan të gjithë lojtarët, për t’i dhënë lamtumirën nga futbolli, në shtëpinë e tij.

Në 493 prezenca me Chievon, Pelisier shënoi 134 gola, ndërsa ka shëtitur edhe tek ekipe si Torino, Varese apo SPAL.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco