VIDEO/ Real Madrid e mbyll sezonin me turp, Betis shkatërron ‘Los Blancos’ në Bernabeu

VIDEO/ Real Madrid e mbyll sezonin me turp, Betis shkatërron ‘Los Blancos’ në Bernabeu

14:03, 19/05/2019

Reali i Madridit e mbylli me turp, këtë sezon katastrofë në La Liga. Ekipi madrilen, u mund në fushën e vet 0-2 nga Real Betis, në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Takimi u vendos në pjhesën e dytë, nga një gol i Loren shënuar në minutën e 61-të, ndërsa të dytin e shënoi Hese, në minutën e 75-të, ish-lojtar i “los blancos”.

Përveç rezultatit, edhe loja ishte zhgënjyese për ekipin e Zidan, që u dominua në raste nga miqtë e Betis, si edhe përqindja e topit ishte 53% për miqtë, përballë 47% të Realit.

Kjo ishte humbja e 12-të sezonale në Spanjë për Realuin, që e mbyll në vendin e tretë kampionatin, me 68 pikë, plot 8 pas Atletikos së vendit të dytë, dhe 18 prapa Barcelonës, që ende ka ndeshjen e saj për të luajtur ndaj Eibarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco