Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Zyrtare: Kompany largohet nga Manchester City pas 11 sezonesh

Zyrtare: Kompany largohet nga Manchester City pas 11 sezonesh

10:54, 19/05/2019

Kapiteni Vincent Kompany ka njoftuar se do të largohet nga Manchester City pas plot 11 vjetëve.

Qendërmbrojtësi belg i ka fituar katër tituj në Premierligë, dy trofe në FA Cup dhe katër në Kupën e Ligës gjatë qëndrimit të tij 11-vjeçar në Etihad.

Ai i ka bërë 360 paraqitje për City duke i shënuar 20 gola.

Duke e mposhtur 6:0 Watfordin në Wembley të shtunën, City u bë ekipi i parë që e fiton tripletën vendore në Angli.

Në një letër të hapur në Facebook, 33-vjeçari shkroi se po largohet nga klubi që i ka dhënë atij gjithçka.

“Nuk duket e vërtetë. Shumë shpesh e kam parafytyruar këtë ditë. Në vitet e fundit e kam ndier shumë afër fundin. Manchester City më ka thënë gjithçka mua. Edhe unë jam përpjekur t’ia kthej sa më shumë që kam mundur”, shkroi Kompany. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco