Inter, ja plani nëse Ikardi largohet, në ‘radar’ sulmuesi i Gjermanisë dhe …

Inter, ja plani nëse Ikardi largohet, në ‘radar’ sulmuesi i Gjermanisë dhe …

10:50, 19/05/2019

Duke përsëritur dëshirën për të qëndruar, edhe përballë një mundësie për të mos qenë në qendër të projektit, Mauro Ikardi i ka kaluar fjalën Interit. Në rast lamtumire, skenar që mbetet në çdo rast më i mundshmi, klubi nuk dëshiron të gjendet i papërgatitur dhe ka nisur tanimë prej disa kohësh të studiojë alternativat.

Emrat më të lakuar janë Edin Xheko i Romës dhe Romelu Lukaku i Mançester Junajtid; më poshtë në listë, Duvan Zapata i Atalantës. Është rikthyer në skenë sakaq, Timo Verner: bomberi i Lajpcigut, 23 vjeç, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme, i tentuar nga drejtuesit zikaltër që në janar. Destinacioni “natyral” mendohet të jetë Bajerni i Munihut, por nëse bavarezët nuk arrijnë një akord brenda kësaj vere, Interi mund të nisë negociatat.

“POGBA I RI” – Ndërkohë, sipas mediave italiane, drejtuesit interistë kanë “blinduar” Lusien Agumé: i lindur në Kamerun, por me pasaportë franceze, 18-vjeç, aktualisht në radhët e Soshosë. Agume konsiderohet në Ligën 1 si “Pogba i Ri” dhe është blinduar për një shifër prej 5 milionë eurosh. Mesfushori ishte pjesë e Francës U-17 e mposhtur në gjysmëfinalen e Europianit për mosha nga Italia, ku rezultoi vendimtar goli i zikaltrit Sebastiano Espozito. Dy talentet ishin kundërshtarë jo shumë ditë më parë dhe në një të ardhme jo shumë të largët pritet të luajnë përkrah njëri-tjetrit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco