Eksodi i emblemave të Atl.Madrid, Simeone: “Jam krenar për të larguarit!” Diego Pablo Simeone

Eksodi i emblemave të Atl.Madrid, Simeone: “Jam krenar për të larguarit!”

08:30, 19/05/2019

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone, u intervistua nga “BeIn Sports” pas barazimit 2-2 të marrë me rekuperim në transfertë ndaj Levante. Veç komentit për ndeshjen e fundit të kampionatit që konfirmoi madrilenët nënkampionë të Spanjës, Simeone ka thënë fjalën e tij për largimet e shumta nga skuadra, që do të konkretizohen në këtë merkato vere.

“Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë, ndërsa në të dytën u përballëm me ndëshkimin e Correa me karton të kuq. Një moment që dukej se do krijonte një situatë të vështirë. Në të vëretë ndodhi e kundërta. Doli në pah skuadra dhe shpirti luftarak, me krenari dhe dëshirë për t’ja dalë”, komentoi trajneri argjentinas.

“Përfundimi i një epokë? Jam krenar për futbollistët që largohen, sepse kanë dhënë shumë për ekipin. Gjëja më interesante që Godin, Griezmann, Juanfran dhe Filipe lënë trashëgimi te Atletico Madrid nuk janë titujt dhe trofetë, por respekti. Në sport kjo gjë vlen shumë”, deklaroi Simeone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco