'I kërkoj falje lojtarëve', Devolli: Kam qenë pjesë e Tiranës, 3 vjet aty…

'I kërkoj falje lojtarëve', Devolli: Kam qenë pjesë e Tiranës, 3 vjet aty…

23:36, 18/05/2019

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli ndihet krenar me skuadrën e tij dhe për atë që lojtarët e tij kanë bërë deri tani.

I ftuar në emisionin “Zona Gol”, Devolli ka folur edhe për përballjen e mbijetesës ndaj Tiranës.

“Sot vërtetë kemi bërë një ndeshje të madhe ndaj një ekipi të madh si Tirana. Kemi dominuar ndeshjen nga minuta e parë deri në fund. Ky është futbolli dhe kështu duhet të vazhdojmë me këtë entuziazëm”, tha fillimisht ai.

“Futbolli të jep dy pikë dhe nesër t’i merr, është ligji i kompensimit. Unë nuk kam asnjë peng deri tani te Kastrioti. Nuk mund të flasë për fazën para se të isha unë. Që ditën e parë që kam qenë aty, presidenti më ka ofruar gjithçka. Jam krenar me ata djemë. Duke me duruar dhe bërtitjet  e mia, i kërkoj falje lojtarëve pas çdo ndeshje dhe pas çdo stërvitje, 100 herë kërkoj falje”, vijoi ai.

"Unë kam qenë i qetë me veten dhe çunat. I kemi bërë hysmetin dhe kemi marrë dy pikë më pak se Partizani. I jemi futur kësaj punë dhe shpresoj se do të vazhdojë. Asnjë nuk e do Tiranën të jetë në këto pozita. Te Tirana kam marrë mentalitetin e një klubi të madh atë të fitores. E kam parë që në ditën e parë që kam shkuar aty , është një klub që më ka dhënë shumë, pasi kam qenë tre vjet, e dua atë klub", vijoi ai.

Çelësi i suksesit?

Që ditën e parë, gjë e parë që kam bërë ishte, punë-disiplinë-harmoni. Pa këto të treja nuk bëhet asgjë. Këto janë tre parimet e mia bazë si trajner. Disiplinën e kemi notën 10. Harmonia është një ndër armët tona në ekip. Kemi disa lojtarë që kanë shumë cilësi, janë djemë të rinj që kanë cilësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco