Roma me një këmbë jashtë Championsit, mundësi e artë për Milanin!

Roma me një këmbë jashtë Championsit, mundësi e artë për Milanin!

23:13, 18/05/2019

Roma nuk ka marrë më shumë se një barazim pa gola në transfertë përballë Sassuolos.

Kryeqytetasit me këtë barazim kanë rrezikuar të mbeten sezonin e ardhshëm jashtë Champion Leagues duke humbur mundësinë për tu renditur mes katër vendeve më të mira.

Ranieri hodhi në fushë të gjithë lojtarët më të mirë për të marrë tri pikët, por pa sukses. “Ujqërit” me këtë barazim pozicionohen në vendin e 5-të me 63 pikë, 2 më pak se Atalanta e vendit të katërt.

Kujtojmë që të dielën Milani luan kundër Frosinone-s dhe ka mundësinë për të parakaluar Romën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco