Serie A ndan çmimet për lojtarët, Ronaldo më i miri i vitit

Serie A ndan çmimet për lojtarët, Ronaldo më i miri i vitit

22:43, 18/05/2019

Cristiano Ronaldo ka vazhduar dominimin e tij edhe në futbollin italian, duke u shpallur lojtari më i mirë i viti në Serie A.

Ylli portugez ka arritur që të shpallet kampion me skuadrën e Juventus, titulli i tetë radhazi për ‘Zonjën e vjetër’.

Serie A ka ndarë çmimet individuale për edicionin 2018/19 ku Nicolo Zaniolo, talenti i Romës, i cili është shpallur lojtari më i mirë i ri.

Samir Handanovic, kapiteni i Inter, është shpallur portieri më i mirë i sezonit, ndërsa Kalidou Koulibaly është mbrojtësi më i mirë.

Milinkovic Savic i Lazio është mesfushori më i mirë, kurse Fabio Quagliarella është shpërblyer me çmimin si sulmuesi më i mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco