Gega: Duhet punë për Partizanin e ardhshëm, ja surpriza e bukur në Durrës

Gega: Duhet punë për Partizanin e ardhshëm, ja surpriza e bukur në Durrës

20:54, 18/05/2019

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka folur pas humbjes në Durrës ndaj Teutës.

Në një reagim për “Supersport”, Gega tha se partizani duhet të bëhet gati për eliminatoret e Champions Leagues.

"Këto ndeshje duhet të jemi të kujdesshëm, kur të bëhet grupi final për në Champions dhe për të ardhmen. Nuk kemi krijuar presion te ta, për t’i ngarkuar me përgjegjësinë e rezultatit. Çdo ditë në stërvitje do jemi të saktë në përzgjedhje të largimeve, dhe afrimeve. Do doja që të respektoja sa më shumë këtë grup, por na del punë për të ardhmen", tha ai.

Për herë të parë një skuadër kampione përshëndetet nga kundërshtarët…

Surprizë e bukur, i falënderoj çunat e Teutës. Është risi në Shqipëri, dhe ndihem mirë dhe i respektuar.

Lojtarët pa minuta…

Kemi punuar që grupi që luajti pjesën e parë, t’i jepej mundësia e duhur. Aktivizuam edhe lojtarë me moshë të re. Jam i kënaqur me pjesën e parë. Patëm raste për të kaluar në avantazh. U goditëm te një vend ku ishte dikush me moshë të re. Ishte një ndeshje pa presion për të marrë maksimumin. Kjo nuk është për nënvlerësim të kampionatit, por qëllim kishim t’i jepnim minuta lojtarëve që s’kanë luajtur, edhe pa dalë nga formati ynë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco