Man City fiton tripletën në Angli, shkatërron Watfordin në finalen e FA Cup

Man City fiton tripletën në Angli, shkatërron Watfordin në finalen e FA Cup

20:13, 18/05/2019

Manchester City ka triumfuar në finalen e FA Cup duke mposhtur me rezultat të thellë 6-0 Watfordin.

"Qytetarët" bëhen skuadra e parë angleze që ka fituar tripletën vendase me titujt e Premier League, Carabao dhe FA Cup.

Golat në këtë takim u shënuan nga David Silva (26’) Raheem Sterling (38’) (81’) (87’), Kevin De Bruyne (61) dhe Gabriel Jesus (67’), shkruan SYRI.net.

Të besuarit e Guardiolës mbyllin një sezon të shkëlqyer në arenën kombëtare, ndërsa në Champions League u eliminuan në fazën çerekfinale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco