UEFA shpërblen Kosovën, ja sa ekipe marrin pjesë sezonin e ardhshëm në Kupat e Europës

UEFA shpërblen Kosovën, ja sa ekipe marrin pjesë sezonin e ardhshëm në Kupat e Europës

13:17, 18/05/2019

Një lajm i shkëlqyer vjen nga UEFA, për futbollin kosovar. Tashmë Superliga e Kosovës, do të përfaqësohet në Kupat e Evropës me 3 skuadra.

Vendimi u mor dje në Budapest, pas kërkesës së vazhdueshme të Federatës së Futbollit të Kosovës

Edhe pse Kosova nuk e ka koificentin e mjaftueshëm për tu përfaqësuar me tre klube, pas takimit të presidentit të FFK-së Ademi që pati me përfaqësuesit e UEFA-s, këta të fundit kanë pranuan që Kosova të ketë një klub më shumë në garat evropiane.

Kështu, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, kampionati i Kosovës do të përfaqësohet në Europë me kampionin, nënkampionin dhe fituesi i kupës.

Sigurisht që ky është një lajm i shumëpritur, pasi do të rrisë të ardhurat e klubeve kosovare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco