Beckenbauer kthehet të luajë në fushë, ja kush e zëvendëson në botën e madhe e të futbollit

Beckenbauer kthehet të luajë në fushë, ja kush e zëvendëson në botën e madhe e të futbollit

11:55, 18/05/2019

Nga Gjermania vjen një lajm që mund ti emocionojë pa fund tifozët.

Bekenbauer  mund të rikthehet sërish në fushë pas një mungese të gjatë.

Që të jemi korrektë në fakt nuk bëhet fjalë për të madhin Franc Bekenbauer, por për mbiemrin e tij që tani mbahet nga nipi që pritet të startojë karrierën me Hanover 96, që dikur ishte ekipi i Altin Lalës.

Luca Bekenbauer, 19 vjeç, luan pikërisht në rolin e gjyshit të tij, ‘Kaizerit’ të futbollit gjerman.

Dhe do të ishte shumë bukur që tifozët të thërrisnin edhe njëherë në stadium mbiemrin Bekenbauer.

Po gjyshi çfarë mendon? ‘Flasim shpesh, por jo vetëm për futboll’-tha Luca për Bild.

‘Më ka thënë vetëm, bëj atë që të bën të lumtur’

Që në shtëpinë e Bekenbauer do të thitë të luash futboll.  

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco