FOTO/ Kampioni fiton një dash, ja kampionati më i çuditshëm që mbahet në Shqipëri

FOTO/ Kampioni fiton një dash, ja kampionati më i çuditshëm që mbahet në Shqipëri

11:36, 18/05/2019

Ka kampionat futbolli por ka edhe kampionat mundje në natyrë ku shpërblimi është fitimi i një dashi

Ku është shpërblimi i fituesit të Kupës “Golloborda’ që u mbajt në Ostren të madh në Bulqizë, ku vazhdon të ruhet tradita e mundjes pelivane.

Fituesi i këtij edicioni ishte Xhelil Cibaku.

Siç shikohet edhe nga fotot e publikuara nga gazetari sportiv Defrim Methasani, fituesi shfaqet me një dash në kokë si edhe ceritifikatën e fituesit të garës.

“Momente të bukura, emocionuese dhe të paharruara nga kupa “Golloborda” realizuar në Ostren të Madh në Bulqizë. Tradita popullore rishfaqet si dikur në dasmat e zonës, ku djemtë e fortë ndeshen në mundjen pelivane në një tapet natyral, për të fituar një dash.

Bashkia Bulqizë, shoqata kombëtare e mundjes dhe shoqata sportive Golloborda, vlejnë të përgëzohen për këtë festë sportive dhe jo vetëm, ashtu si ish mundësit kampion Xhelil Cibaku, Razi Rama dhe Skënder Rama, të cilët inicojnë dhe bashkpunojnë shumë për mbarëvajtjen e kësaj kupe.”-shkruan Methasani.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco