Çudirat e Federatës, ja kush pritet të arbitrojë në ndeshjen e mbijetesës Tirana-Kastrioti

Çudirat e Federatës, ja kush pritet të arbitrojë në ndeshjen e mbijetesës Tirana-Kastrioti

11:21, 18/05/2019

Kur duhen edhe pak orë që të luhet sfida e nxehtë midis Tiranës dhe Kastriotit e vlefshme për mbijetesën në Kategorinë Superiore, Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka bërë ende të ditur se kush do të jenë arbitrat e kësaj ndeshje.

Vetë Kastrioti ka kërkuar arbitra me stemë të FIFA-s. Nëse Federata vendos kështu atëherë do të kemi një treshe të FIFA-s.

Ku përjashtohet mundësia që në sghirtin që hiehdt pas pak të jetë Kridens Meta, por mund të jenë Enea Jorgji dhe Juxhin Xhaja që mund të vendosin drejtësi në këtë ndjeshje.

Por nuk është çudi që në këtë ndeshje të ketë edhe arbitra të huaj, të cilët mund të jenë kontaktuar më herët nga Federata. Dhe më shumë gjasa ka që të jenë maltezë.

Dhe këtu nuk ka asnjë çudi.

Dy javë më parë, Federata tha se gjyqtarët luksemburgas do të gjykonin në Vlorë, por më pas përfunduan duke arbitruar në Laç.

Në sfidat e mëhershme midis Tiranës dhe Kastriotit, dy ndeshjet e para i ka gjykuar Laver Alla, ndërsa sfidën e tretë Olsi Sokoli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco