Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Messi me shokë: Ç’na duhet Griezmann te Barcelona?

Messi me shokë: Ç’na duhet Griezmann te Barcelona?

10:05, 18/05/2019

Antoine Grizemann do të largohet nga Atletico Madrid pas 5 vitesh qëndrim.

Ylli francez ka deklaruar se kërkon të nisë një sfidë të re, duke lënë të kuptohet se ëndërron t’i bashkohet Barcelonës dhe Lionel Messit.

Megjithatë, transferimi i tij në ‘Camp Nou’ po sjell një atmosferë shumë të keqe te kampionët e La Ligas.

Gazeta e madhe spanjolle ‘Sport.es’, raporton se lojtarët e Barcelonës nuk dëshirojnë transferimin e Griezmann në ‘Camp Nou’.

‘Dhoma e zhveshjes ka thënë JO’, shkruan Sport.es.

Në këtë shkrim, ‘Sport.es’ potencon se refuzimi i Griezmann verën e kaluar për të kaluar te Barcelona, nuk u ka pëlqyer këtyre të fundit.

Messi u ka thënë shokëve të skuadrave se asnjëherë nuk i ka kërkuar Griezmann të transferohet te Barcelona, siç pretendohet në shkrimet e gazetave.

Lojtarët e Barcelonës besojnë se Griezmann nuk është futbollisti për të cilin klubi ka nevojë, dhe se sulmi nuk është pjesë e ekipit që duhet të përforcohet për sezonin e ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco