Bundesliga ul siparin, Kovaç luan titullin ndaj të shkuarës

Bundesliga ul siparin, Kovaç luan titullin ndaj të shkuarës

10:00, 18/05/2019

Pas kampionatit anglez javën e kaluar, ditën e sotme do të jetë radha e Bundesligës gjermane që të ulë siparin dhe njëkohësisht të kurorëzojë edhe kampionin e ri.

Java e fundit do të sjellë të gjitha takimet në të njëjtën orë, pra 15:30, ndërsa Bayerni i Mynihut është shumë pranë mbrojtjes së titullit kampion, por Borussia e Dortmundit ruan ende shpresa matematikore, për të bërë rokadën e kreut.

Sfidën e titullit, bavarezët do ta luajnë në ‘Allianz Arena’ të Mynihut, përballë Eintrachtit të Frankfurtit, ish skuadrës së trajnerit Kovaç, e cila gjithashtu ka nevojë për fitore sot, për të synuar një vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Por fati i skuadrës nga Frankfurti është ngushtësisht i lidhur me Borussian e Dortmundit, pasi përveç misionit të vështirë për të mposhtur Bayernin në Mynih, do të duhet që të njëjtën gjë të bëjnë edhe verdhezinjtë në transfertën ndaj Borussias së Munchengladbach-ut, ekip që mban vendin e katërt aktualisht.

Një sfidë aspak e lehtë kjo për Dortmundin, që do të luajë ndeshjen e fundit në një transfertë tejet të komplikuar dhe mbi të gjitha, me veshët nga Mynihu, ku bën tifo për Eintrachtin e Frankfurtit.

Sa i përket mbijetesës, nuk ka më garë në Bundesligë, teksa një kategori më poshtë do të shkojnë Hannover e Nurnberg dhe Play Out-in do ta luajë Stuttgarti. Megjithatë vlen të theksohet se sot do të përcaktohet edhe skuadra e katërt që do të luajë në Champions, por edhe pjesëmarrëset në Europa League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco