Neymar transferohet tek Reali vetën nëse ...

Neymar transferohet tek Reali vetën nëse ...

09:15, 18/05/2019

Real Madrid nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të Neymar në ‘Santiago Bernabeu’.

Ylli brazilian është i pasigurt për të ardhmen e tij, por gjigantët e La Ligas nuk do të përfshihen nëse ai nuk e dëshiron këtë transferim.

‘AS’ shkruan se Real Madrid nuk do të bëjë asnjë lëvizje në këtë drejtim, derisa Neymar nuk e bën hapin e parë për largim nga PSG.

Real Madrid edhe pse mbeten të interesuar të nënshkruajnë me Neymar, ata nuk duan të nisin një ‘luftë’ me presidentin e PSG, Nasser Al Khelaifi, të cilin e respektojnë shumë.

E ardhmja e Neymar përfundimisht do të vendoset pas ‘Copa America’, ku lojtari do të jetë pjesëmarrës me ekipin e Brazilit.

Neymar te PSG është transferuar në vitin 2017 nga Barcelona për 222 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco