Shkarkimi nga Juve, flet Allegri: Do më zëvendësojë ...

Shkarkimi nga Juve, flet Allegri: Do më zëvendësojë ...

08:49, 18/05/2019

Pasi u bë e ditur nga skuadra e Juventusit se Massimiliano Allegri nuk do të jetë trajneri i skuadrës nga sezoni i ardhshëm, ka reaguar edhe vetë trajneri italian.

Ai ka thënë se ka kaluar 5 vite të mrekullueshme nën drejtimin e Juventus.

Më tej, trajneri italian është shprehur se beson se ‘Zonja e Vjetër’ do ta gjej një trajner të madh për ta zëvendësuar atë.

‘Mu deshën 5 vite për të ndërtuar këtë Juventus, por kaq ishte. Jeta vazhdon’ është shprehur Allegri.

‘Tani po ik në shtëpi, pastaj do të bëjë disa pushime anash detit’ ka shtuar ai.  ‘Nuk e di kush do të më zëvendësoj. Por Juve do të zgjedhin një trajner të madh, sepse janë klub i madh’ ka thënë.’

‘Kanë qenë pesë vite të mrekullueshme. Për mua, pesë vite janë shumë’ ka thënë ndër të tjerash Allegri.

Allegri ka arritur që të fitojë titullin e Serie A me Juventus, por dështimi në Ligën e Kampionëve bëri që të shkarkohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco