Lufta për titullin kampion, Bayern dhe Dormund luajnë ndeshjet finale

Lufta për titullin kampion, Bayern dhe Dormund luajnë ndeshjet finale

08:14, 18/05/2019

Në Bundesligën gjermane luhet java e fundit e kampionatit. Borusia Dortmund dhe Bayern Munich luajnë frymën e fundit për titullin kampion.

Bavarezët do presin në shtëpi Frankfurtin e vendit të 6 i cili lufton për vendin e 4 në mënyrë që të kapë zonën Champions. Nga ana tjetër Dormund uhdëton si mysafir drejt B. Monchengladbach, e cila ndodhet në vendin e 4 por që është në luftë për ta mbajtur këtë vend me Mayer Leverkusen, Frankfurt dhe Wolsburg.

Bayern Munich aktualisht ndodhet në vendin e parë të rënditjes me 75 pikë, ndërsa Borusia Dortmund në vendin e dytë me 73 pikë. Dortmunsd arrin të fitojë kampionatin vetëm në qoftë se ata e mundin B. Monchengladbach dhe Bayerni humb kundër Frankfurtit.

Një barazim i duhet Bayernit pasi edhe në rast fitore të Dormund që do të sillte barazimin e pikëve mes dy rivalëve bavarezët kanë golavarazh më të mirë se Dortmund.

Gjithcka mbetet për tu parë pasi gara është ende e hapur. Ndeshjet do luhen sot në orën 15:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco