Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Skënderbeu me mungesa, Shehi: Përballja me Kukësin shpresa e fundit për Europën!

Skënderbeu me mungesa, Shehi: Përballja me Kukësin shpresa e fundit për Europën!

23:37, 17/05/2019

Skënderbeu përballet me Kukësin të shtunën dhe për trajnerin Orges Shehi situata nuk është e mirë, pasi nuk do të ketë disa titullarë në dispozicion.

Kapiteni Radas, por edhe Kaba Sambou për shkaqe dëmtimesh nuk mund  të luajnë, ashtu sikurse Oto Xhon.

Tekniku durrsak, në analizën e tij thekson se skuadrës së tij i mungojnë disa pikë: “Na shqetëson fakti që na mungojnë disa pikë. Kemi pasur luhatje. E dinim, pasi të luash me shumë të rinj është risk”.

Kukësi? “Është ndeshje e vështirë, ndaj një ekipi shumë të fortë. Është ndeshja e fundit për objektivat tona. Do e tentojmë me gjithë forcën, edhe pse do të kemi shumë mungesa. Nuk është situata e mirë. Radas nuk është bashkuar me grupin dhe ka problem muskulor. Na u dëmtua edhe Kaba. Do luajë Lulaj, i cili kthehet pas disa muajsh dhe ende nuk ka formën më të mirë. Kemi edhe Pëllumbin, këta janë dy qendërmbrojtësit në ekip. Edhe Oto Xhon nuk është në gjendje të luajë”, shton Shehi për RTSH Sport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco