Del në skenë një tjetër emër, favorit për tu bërë trajner i Juventusit

Del në skenë një tjetër emër, favorit për tu bërë trajner i Juventusit

22:40, 17/05/2019

Sezonin e ardhshëm Massimiliano Allegri nuk do të jetë trajneri i Juventusit.

Kontrata e teknikut italian u ndërpre si pasojë e dështimit të Juventusit në Champions League.

Mediet italiane raportojnë se drejtues të “Zonjës së Vjetër” kanë nisur bisedimet me trajnerin e Chelseas, Maurizio Sarri që mezi po pret fundin e sezonit të largohet nga Londra.

Sarri shihet si favoriti kryesor të marrë drejtimin e kampionëve të Serisë A duke u kuotuar me koeficientin 4.0, ndjekur nga Pochettino me 4.75, Deschamps 5.00 dhe Izaghi 5.50.

Nëse Sarri do të arrijë marrëveshje me Juventusin ai do të mund të bashkohej përsëri me Higuain, pasi Chelsea do ta kthejë lojtarin sërish në Torino.

Për Juventusin misioni ështrë pothuajse i pamundur për të sjellë në Torino, Pep Guardiolan apo Antonio Conten.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco