Kosova merr lajmin e madh, UEFA: Ja sa klube do marrin pjesë në Europë

Kosova merr lajmin e madh, UEFA: Ja sa klube do marrin pjesë në Europë

20:25, 17/05/2019

UEFA po zhvillon një takim dyditor me Presidentët dhe Sekretarët e Përgjithshëm të gjithë Federatave anëtare.

Nga Budapesti, Kosova ka marrë lajmin e madh pasi qeveria evropiane e futbollit ka pranuar kërkesën e tyre dhe që prej sezonit tjetër do të përfaqësohen me 3 ekipe në garat europiane, nga 2 që marrin pjesë aktualisht.

Nga sezoni i ardhshëm, nga kampionati i Kosovës do të sigurojnë pjesëmarrjen në garat europiane, ekipi kampion, ekipi nënkampion, si dhe fituesi i Kupës.

Ndërsa Shqipëria përfaqësohet në këtë takim nga Presidenti Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe Sekretari Përgjithshëm Ilir Shulku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco