ZYRTARE: Ajax shet një tjetër super ‘yll’, oferta nga gjigantët europianë!

ZYRTARE: Ajax shet një tjetër super ‘yll’, oferta nga gjigantët europianë!

18:14, 17/05/2019

Pas De Jong dhe De Ligt, Ajaxi ka zyrtarizuar edhe shitjen e mesfushorit, Hakim Ziyech.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars i cili tha se ylli maroken do të largohet në verë nëse ka oferta të majme.

“Hakim do të largohet në verë. Ne i kemi premtuar se do ta shesim në rast se ka një ofertë të majme për të. Ka shumë skuadra të interesuara, por ne do të vlerësojmë të gjitha ofertat” ka thënë Overmars.

26-vjeçari ka patur sezon fantastik me skuadrën holandeze duke shënuar 21 gola dhe duke bërë 24 asistime.

Liverpool, Manchester United, Arsenal, Tottenham, Roma, Juventus, PSG e Atletico Madrid janë klubet e mëdha që interesohen për të marrë shërbimet e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco