Legjenda e Italisë del para Gjykatës së Padovës

Legjenda e Italisë del para Gjykatës së Padovës

15:31, 17/05/2019

Roberto Baggio është prezantuar ditën e djeshme në sallën e Gjykatës së Padovas si dëshmitar.

Për 15 minuta, ai ka treguar për ofendimet e marra ndër vite dhe të përsëritura nga Paolo Mokavero i organizatës “100 % animalistë”, i cili që prej vitit 2015 e ka ofenduar figurën e ish-futbollistit, si rrjedhojë e pasionit të “Bishtalecit të Artë” për gjuetinë.

Mbërritja e ish-“Topit të Artë” në Gjykatë nuk kaloi indiferente, madje dhjetëra fansa, pas deponimit të tij, e pritën dhe Roberto Baggio u lejoi atyre fotografi dhe autografe, mbi topa e fanella të tij.

“Jam një gjuetar, por i dua kafshët. Jam sulmuar në mënyrë të padrejtë”, tha Baggio pas daljes nga Gjykata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco