Guardiola tregon dy skuadrat më të forta me të cilat është përballur, shpërfill Realin

Guardiola tregon dy skuadrat më të forta me të cilat është përballur, shpërfill Realin

09:38, 17/05/2019

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka zbuluar dy skuadrat më të forta me të cilat është përballur në karrierën e tij.

Guardiola ka drejtuar skuadrat e Barcelonës, Bayern Munchen dhe Manchester Cityt deri në këtë pikë të karrierës së tij, duke korrur shumë suksese.

Kundërshtarët e tij kanë qenë nga më të ndryshmit, por ka pasur dy skuadra që kanë shfaqur shumë probleme për spanjollin.

Në karrierën time si trajner kam luajtur kundër skuadrave të jashtëzakonshme. Por, janë dy skuadra që ishin fantastike. Njëra është Barcelona kur drejtohej nga Luis Enrique, me Neymar, Messi dhe Luis Suarez në sulm. Tjetra është Liverpool. Ky Liverpool. Mendoj se janë dy skuadrat më të mira që kam pasur përballë si trajner”, ka thënë Guardiola, duke mos e përmendur fare Real Madridin, me të cilin është përballur në La Liga kur drejtonte katalanasit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco