Braktis Atalantën, Gasperini gati për të marrë drejtimin e klubit të njohur në Serie A

Braktis Atalantën, Gasperini gati për të marrë drejtimin e klubit të njohur në Serie A

22:40, 16/05/2019

Roma i ka ofruar Gian Piero Gasperinit një kontratë 3-vjeçare për të marrë drejtimin e klubit kryeqytetas.

Sipas “Radio Radio”, Gasperini ka arritur akordin me verdhekuqtë, ndërsa nga kontrata e re ai do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon plus bonuset.

Firma e Gasperinit do të sjell në kryeqytetin italian edhe drejtorin sportiv, Gianluca Petrachi, i cili vjen nga Torino.

Nën urdhërat e 61 vjeçarit skuadra e Atalantës ndodhet shumë pranë kualifikimit sezonin e ardhshëm në Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco